KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

​Zvicra eksporton sasi rekord mallrash – rriten veçanërisht eksportet drejt SHBA-së

​Zvicra eksporton sasi rekord mallrash – rriten veçanërisht eksportet drejt SHBA-së

Eksportet nga Zvicra gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rritje dhe kapur shifrën prej 287 miliardë franga.

Kontributin kryesor në shtimin e eksporteve e kanë dhënë industria kimike dhe ajo farmaceutike, njoftoi të enjten gazeta “Neue Zürcher Zeitung” duke iu referuar të dhënave zyrtare.

Kësisoj Zvicra më 2025 ka eksportuar më shumë mallra se kurrë më parë, transmeton Telegrafi.

Përkundër tensioneve për shkak të politikave tregtare të qeverisë aktuale në Washington, Zvicra ka eksportuar dukshëm më shumë në SHBA në vitin 2025, me një rritje prej 3,9 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Pati rritje edhe në eksportin e automjeteve dhe bizhuterive, ndërsa eksportet e orëve në botë shënuan rënie, ashtu si edhe ato në sektorët e makinerive, elektronikës dhe aparaturave.

Njëkohësisht u rritën edhe importet, duke arritur në 232,7 miliardë franga. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.