KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Guardiola falënderon Mourinhon për fitoren ndaj Realit: Nuk e kuptuam pse portieri doli në sulm

Guardiola falënderon Mourinhon për fitoren ndaj Realit: Nuk e kuptuam pse portieri doli në sulm

Pep Guardiola ka komentuar me humor dhe habi fitoren dramatike të Benficas ndaj Real Madridit me rezultat 4-2, një ndeshje që pritet të mbahet mend gjatë për spektaklin dhe emocionet e saj.

Kur rezultati ishte 3-2 në minutat shtesë, të dyja skuadrat luftonin për një gol vendimtar: Benfica për të fituar 4-2 dhe për t’u futur në Play-Off, ndërsa Real Madridi për të barazuar në 3-3 dhe për të siguruar një vend në top 8 të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, humbja e Realit është pritur me gëzim të madh nga Manchester City, i cili falë këtij rezultati ka siguruar pozitën e tetë në Ligën e Kampionëve dhe ka shmangur raundin e play-off-it.

Guardiola ka falënderuar rivalin e tij të madh Jose Mourinhon për këtë “nder”, duke zbuluar se ai dhe skuadra e tij nuk e kishin kuptuar se Benficës i duhej edhe një gol për t’u kualifikuar.

Trajneri spanjoll u shpreh i habitur kur pa portierin e Benficas duke dalë në sulm në momentet e fundit të takimit.

“Ne ishim të gjithë atje. Nuk e dinim që Benfica kishte nevojë për një gol për t’u kualifikuar”, deklaroi Guardiola.

“Kur e pamë portierin duke dalë në sulm, të gjithë thamë: ‘Pse po del? Qëndro në portë sepse Reali mund të barazojë’. Pas kësaj, ne eliminohemi”.

Ai shtoi se në fund gjithçka doli në favor të Benficas dhe Manchester Cityt, duke e quajtur një strategji të zgjuar nga Mourinho.

“Por ishte një strategji e mirë për Josen, apo jo? Të shënonte golin e katërt”, tha Pep.

Ky gol i vonshëm i Benficas do të thotë që City shmang raundin me dy ndeshje play-off në muajin shkurt, një fazë që dëshmoi dështimin e tyre sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.