KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Meloni sheh dramën nga helikopteri – pa se si qyteti në Siçili po ‘shkatërrohej’ nga rrëshqitja e dheut

Meloni sheh dramën nga helikopteri – pa se si qyteti në Siçili po ‘shkatërrohej’ nga rrëshqitja e dheut

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka parë nga afër situatën e krijuar në qytetin sicilian Niscemi, ku dhjetëra shtëpi mbetën “buzë gremine” pasi një rrëshqitje dheu goditi zonën.

Shtëpitë në një kodër në Niscemi, një qytet i vogël në Siçili, po shemben gradualisht drejt fushës poshtë, duke detyruar më shumë se 1,500 njerëz të evakuohen.

Fatkeqësia ndodhi të dielën në mbrëmje, por vazhdoi të përhapet të hënën, përcjell Telegrafi.

Si pasojë, Italia shpalli gjendje të jashtëzakonshme të hënën për shkak të shkatërrimeve të shkaktuara javën e kaluar në Kalabri, Siçili dhe Sardenjë nga cikloni “Harry”, i cili shkaktoi rrëshqitje të madhe dheu në qytetin sicilian Niscemi.

– YouTube www.youtube.com

Ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci tha se si masë paraprake për shkak të lëvizjes së vazhdueshme të rrëshqitjes së dheut drejt qendrës së qytetit, autoritetet zgjeruar zonën tampon të sigurisë nga 100 në 150 metra, me vijën e rrëshqitjes së dheut që tani shtrihet mbi katër kilometra, raportoi transmetuesi “Rai News”.

Qeveria italiane ka ndarë 100 milionë euro nga fondi kombëtar i emergjencës për ndërhyrjet fillestare në të gjithë Kalabrinë, Siçilinë dhe Sardenjën, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme njëvjeçare pas motit të keq të shkaktuar nga cikloni “Harry”, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.

Fondet do të mbulojnë heqjen e mbeturinave, rivendosjen e shërbimeve thelbësore dhe ndihmën e menjëhershme për banorët e prekur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.