KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Rekord prej 13 miliardë dollarësh të shpenzuara për transferimet e futbollit në vitin 2025

Rekord prej 13 miliardë dollarësh të shpenzuara për transferimet e futbollit në vitin 2025

Raporti Global i Transferimeve i FIFA-s zbulon një rekord historik në tregun e transferimeve të futbollit për vitin 2025.

Sipas këtij raporti janë 86,158 transferime ndërkombëtare të përfunduara dhe një shumë marramendëse prej 13.08 miliardë dollarësh të shpenzuara në tarifa në futbollin profesionist të meshkujve.

Edhe futbolli i femrave tregoi një rritje të fortë, duke regjistruar 2,440 transferime (rritje prej 6.3%) dhe shpenzime totale prej 28.6 milionë dollarësh – një rritje masive prej mbi 80% nga viti 2024.

Klubet e Anglisë dominuan tregun e futbollit të meshkujve si shpenzuesit më të mëdhenj (3.82 miliardë dollarë) dhe fituesit më të mëdhenj nga shitjet (1.77 miliardë dollarë), duke nënvizuar fuqinë financiare të Ligës Premier.

Transferimi i jashtëzakonshëm i vitit erdhi nga Liverpooli, i cili theu rekordin britanik të transferimeve duke paguar 172 milionë dollarë (125 milionë funte) për të siguruar sulmuesin e Newcastle, Alexander Isak.Kjo marrëveshje e vetme kryesoi listat si nënshkrimi më i shtrenjtë i vitit 2025, ndërsa pati edhe transferime tjera që kaluan shifrën e 100 milionë dollarëve.

Ndër transferimet tjera më të shtrenjta të vitit ishin ai mesfushorit gjerman, Florian Wirtz nga Bayer Leverkusen te Liverpool. Liverpooli , Hugo Ekitike (nga Eintracht te Liverpool), Jhon Duran (nga Aston Villa te Al-Nassr), Benjamin Sesko (nga RB Leipzig te Manchester United) dhe Nick Woltemade (nga Stuttgart te Newcastle). /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.