KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rritet kostoja e kredive në Maqedoninë e Veriut

Rritet kostoja e kredive në Maqedoninë e Veriut

Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më të larta interesi gjatë marrjes së kredive të reja.

Shtrenjtimi më i madh vërehet te sektori i biznesit, ku interesi mesatar në shtator arriti në mbi 5 për qind. Në të kundërt, normat e interesit për depozitat e reja shënojnë ulje.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në shtator arriti në 4,94 për qind, me një rritje prej 0,24 pikë përqindjeje krahasuar me gushtin. Te kompanitë, kjo normë u rrit në 5,05 për qind, ndërsa te familjet arriti në 4,77 për qind.

“Sa u përket familjeve, kreditë e reja në shtator janë miratuar me normë mesatare interesi prej 4,77 për qind, kundrejt 4,73 për qind në gusht. Edhe pse rritja është më e moderuar, të dhënat tregojnë se edhe qytetarët përballen me interesa më të larta gjatë marrjes së kredive të reja”.

Ndërkohë, te kreditë tashmë të miratuara lëvizjet janë shumë më të vogla. Norma mesatare e interesit për të gjitha kreditë mbeti në 4,68 për qind, ndërsa dallimi mes kostos së huamarrjes dhe fitimit nga kursimet vazhdon të jetë i theksuar.

“Norma mesatare e interesit për depozitat e reja të pranuara në shtator është ulur në 2,70 për qind, përkatësisht me 0,02 pikë përqindjeje krahasuar me gushtin. Te depozitat e familjeve ka qenë 2,69 për qind, ndërsa te kompanitë 2,73 për qind”.

Dallimi ndërmjet normës mesatare të interesit për kreditë e reja dhe depozitat e reja arrin në 2,24 pikë përqindjeje. Kjo do të thotë se qytetarët dhe kompanitë paguajnë dukshëm më shumë për kreditë e reja, sesa fitojnë nga depozitat e vendosura në banka. Ndërkaq, vetëm në muajin shtator, kreditë e qytetarëve kanë arritur në rreth 4,93 miliardë euro, ndërsa depozitat kanë qenë më të larta për më shumë se dy miliardë euro.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.