KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova përkujton viktimat e Holokaustit – Kurti, Osmani e Basha vendosin kurora lulesh

Kosova përkujton viktimat e Holokaustit – Kurti, Osmani e Basha vendosin kurora lulesh

Në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin në detyrë të Kuvendit, Dimal Basha, vendosën kurora me lule pranë pllakës që shënon sinagogën e fundit në Kosovë, pjesë e çarshisë së vjetër të Prishtinës.

Në këtë ceremoni, Kurti theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe respektit për viktimat e Holokaustit.

“Këto krime mizore dhe vuajtje çnjerëzore i dhanë njohje ndërkombëtare konceptit të gjenocidit. Sot i kujtojmë viktimat e Holokaustit që mos t’i harrojmë vuajtjet dhe dhimbjen, dhe i rikujtojmë ngjarjet që ato mos të përsëriten”, ka shkruar Kurti.

Ai gjithashtu lidhi kujtimin e Holokaustit me përvojën e popullit të Kosovës.

“Duke qenë edhe vetë viktima të gjenocidit, dëbimit, spastrimit etnik dhe krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Serbia, populli jonë ka treguar gjithmonë empati të veçantë ndaj popujve që ishin cak i tyre”, tha ai.

Ceremonia vjen si pjesë e përkujtimit ndërkombëtar të viktimave të Holokaustit dhe rëndësisë së edukimit për të mos lejuar përsëritjen e krimeve ndaj njerëzimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.