KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Manipulimi me votat”, avokati Gjini konfirmon lirimin e Bislimajt pas ndalimit

“Manipulimi me votat”, avokati Gjini konfirmon lirimin e Bislimajt pas ndalimit

Avokati Gent Gjini ka bërë të ditur se komisionerja Blerta Bislimaj, e cila ishte ndaluar me urdhër të prokurorit për një periudhë prej 48 orësh nën dyshimet për veprën penale “manipulim me vota”, është liruar nga masa e ndalimit.

Gjini tha se, ndërkohë, ndaj 23 komisionerëve të tjerë është caktuar masa e paraburgimit.

Ai theksoi se në këtë fazë nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjes dhe detaje të procedurës hetimore, por kërkoi që hetimet të zhvillohen në mënyrë profesionale, të paanshme dhe në përputhje me ligjin, duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

“Komisionerja klientja ime Blerta Bislimaj eshte liruar nga masa e ndalimit ne periudhe prej 48 oreve e cila ka qenë e ndaluar me urdhër të prokurorit për veprën penale manipulim me vota e ndërsa 23 komsionerëve tjerë ju është caktu masa e paraburgimit”, tha ai për KP.

Të premten, Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar 109 persona nën dyshimin për manipulim me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit, lidhur me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve zgjedhore, kërcënimit dhe ryshfetit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.