KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Postimi i Shtëpisë së Bardhë, mesazh i fshehtë për Grenlandën?

Postimi i Shtëpisë së Bardhë, mesazh i fshehtë për Grenlandën?

Shtetet e Bashkuara e kanë kthyer sërish vëmendjen nga Grenlanda, këtë herë jo përmes deklaratave zyrtare, por përmes një fotoje.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të blerë Grenlandën nga Danimarka, tani i është bashkuar një trendi online që paraqet memen e shpërndarë gjerësisht “Nihilist Penguin”.

Meme, e cila ka qarkulluar për gati dy dekada, buron nga dokumentari i Werner Herzog i vitit 2007, “Encounters at the End of the World”.

Pamjet tregojnë një pinguin të vetmuar Adelie që ndahet nga kolonia e tij dhe endet drejt Antarktidës.

Me kalimin e kohës, ky klip evoluoi në atë që shumë tani e quajnë memeja “Pinguini Nihilist” ose “Pinguini i Vetmuar”.

Duke u mbështetur në këtë trend, Shtëpia e Bardhë postoi një imazh të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, ku shfaqej Trump duke ecur përkrah një pinguini drejt maleve të akullta.

Në foto pinguini mban flamurin amerikan ndërsa malet shfaqin flamurin e Grenlandës, të shoqëruar me mbishkrimin: “Përqafo Pinguinin”.

Vlen të përmendet se në dokumentarin origjinal, pinguini nuk ecën fare drejt Grenlandës, por në fakt shkon më thellë në Antarktidë, duke u larguar nga kolonia e tij dhe deti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.