KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OBRM-PDUKM: Kongresi i LSDM-së ishte një dështim

OBRM-PDUKM: Kongresi i LSDM-së ishte një dështim

Partia në pushtet OBRM-PDUKM e cilëson si dështim kongresin e LSDM-së.

Ata e pyesin Filipçen pse në kongres nuk dha llogari për atë se pse partia është bërë partia e tretë në Maqedoni dhe e pesta në Shkup.

“Pyesim Filipçen pse nuk u distancua nga krimet e klanit DUBAI ku pjesë përbërëse është edhe vet ai. Pyesim Filipçen pse LSDM i shërbente Bullgarisë dhe Greqisë dhe e imponoi marrëveshjen franceze. Pyesim dhe pse u bënë çirak të BDI-së në krim dhe nuk u distancuan nga Artan Grubi dhe krimet e tij në Lotari. Pyesim pse nuk u distancuan as nga Vasko Kovaçevski i cili ndodhet në arrati pasi dëmtoi buxhetin për 6,5 milion euro në rastin “Aditivi”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM thonë se për ta nuk ka zgjidhje më të mirë se Filipçe në krye të LSDM-së .

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.