KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Fejohet Hamëz Jashari i ri

Fejohet Hamëz Jashari i ri

Djali i Bekim Jasharit, Hamëz Jashari, është fejuar.

Ai ka kurorëzuar dashurinë e tij me fejesë me partneren Enesa, në një ceremoni familjare të mbajtur në një atmosferë të ngrohtë dhe festive.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momente nga kjo ditë tejet e rëndësishme për çiftin, teksa ata vendosën unazat në prani të familjes Jashari dhe njerëzve të afërt.

Ceremonia e unazave u shoqërua me duartrokitje dhe emocione, duke reflektuar gëzimin e familjarëve për këtë hap të ri në jetën e tyre.

Fotografitë dhe videot nga fejesa kanë marrë vëmendje të madhe dhe kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale, ku janë pritur me urime të shumta për çiftin.

Hamza Jashari është nipi i Hamzë Jasharit, njërit prej luftëtarëve të rënies heroike gjatë rrethimit të Prekazit në vitin 1998, pjesë e familjes Jashari, e njohur për kontributin dhe sakrificën e saj për lirinë e Kosovës.

Më 22 janar u shënua edhe 28-vjetori i sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.