KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Ndodh puthja e parë e këtij sezoni në Big Brother VIP Albania

Ndodh puthja e parë e këtij sezoni në Big Brother VIP Albania

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka ndodhur puthja e parë për këtë sezon, duke shënuar një moment që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Banorët Ina dhe Keijsi kanë shkëmbyer puthje pasionante, ndërsa më pas janë përqafuar me njëri-tjetrin, duke kaluar kufirin e shoqërisë që kishin ruajtur deri tani brenda shtëpisë.

Të dy janë fytyra të njohura për publikun, pasi më herët kanë qenë pjesë e programit Për’Puthen në Top Channel. Gjatë asaj eksperience, Keijsi kishte qenë në një lidhje me Stelinën, marrëdhënie e cila përfundoi dhe, sipas deklaratave të saj, shkak për ndarjen u bë Ina.

Kur hynë në shtëpinë më të famshme në vend, Ina dhe Keijsi u shfaqën si shokë të mirë, por situata e fundit tregon se raporti mes tyre ka marrë një drejtim tjetër.

Ndërkohë, kujtojmë se Ina dhe Keijsi ndodhen aktualisht në televotim, së bashku me Miri, Seli dhe Lorna, duke e bërë situatën edhe më interesante për publikun. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.