KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ngrica në Shkup, qytetari kalon rrugën duke u zvarritur

Ngrica në Shkup, qytetari kalon rrugën duke u zvarritur

Një skenë e pazakontë sot është parë në Shkup.

Në bulevardin “Jane Sandanski” në Komunën Aerodrom të Shkupit, një qytetar vendosi të zvarritej nëpër kalimin për këmbësorë në bulevard, për shkak të ngricave.

Video e postuar në rrjetet sociale është bërë virale dhe ka marrë me qindra shikime.

Ndërkohë nga Lidhja Auto-moto në njoftimin e ditës së sotme thonin se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe se komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë.

Gjithashtu nga ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë” informuan se ekipet e tyre janë në terren dhe në vazhdimësi pastrojnë rrugët, por qytetarë të shumtë janë ankuar se rrugët vështirë të kalueshme dhe se reshjet e borës kanë shkaktuar vështirësi gjatë pjesëmarrjes në komunikacion./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.