KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ferati-Doli kërkon emërimin e nënkryetarit për komunitete, Radojeviq thotë se çështja do të zgjidhet sipas ligjit

Ferati-Doli kërkon emërimin e nënkryetarit për komunitete, Radojeviq thotë se çështja do të zgjidhet sipas ligjit

Zëvendëskryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Aida Ferati-Doli, ka kërkuar nga kryetari i kësaj komune, Milan Radojeviq, që të shqyrtohet dhe të diskutohet propozimi për emërimin e nënkryetarit për komunitete, pozitë që sipas saj i takon komunitetit shqiptar.

Ajo këto komente i bëri në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.

Ferati-Doli ka përkujtuar se caktimi i nënkryetarit nga radhët e komunitetit shqiptar është i paraparë me ligj dhe ka paralajmëruar se mund ta dërgojë rastin në Kushtetuese.

“ Por, as ju neve nuk po na jepni të drejtën që të kemi nënkryetar të komunitetit shqiptar, që është me ligj, me Kushtetutë. Kam pritur dhe vazhdoj të pres, por nuk mund të pres shumë gjatë. Në kompetencën time, si përfaqësuese për komunitete, unë këtë mund ta dërgoj edhe në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Doli-Ferati.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka mohuar se ndaj komunitetit shqiptar ka ndonjë qëndrim diskriminues, duke thënë se komuna punon me të gjithë qytetarët.

“Vetëm dua gjithashtu të konstatoj se në një pjesë të fjalimit tuaj pata përshtypjen se kinse po krijohet përshtypja se ne, si kryetar komune apo kabinet, kemi diçka kundër komunitetit shqiptar. Dua t’ju njoftoj se në këtë komunë, siç e dini, punojnë shumë shqiptarë, të mos them shumicë absolute, dhe se serbët mund të numërohen në gishta… Sa i përket kësaj çështjeje, e përsëris edhe një herë, do të zgjidhet në përputhje me ligjin që është në fuqi”, ka deklaruar Radojeviq

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Emir Azemi, i cili ka theksuar rëndësinë e respektimit të komuniteteve pakicë dhe të gjetjes së një mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, me shumicë votash janë miratuar dy propozime, njëri për ndryshimin e vendimit që lidhet me heqjen e shenjës “I Love Mitrovica”, ndërsa tjetri për harmonizimin e pagave sipas programeve dhe nënprogrameve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.