KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Petkoviq vazhdon me narrativa të njëanshme dhe pretendime të pavërteta për Kosovën

Petkoviq vazhdon me narrativa të njëanshme dhe pretendime të pavërteta për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, theksoi se Serbia, përkundër refuzimit zyrtar për ta njohur Kosovën, e kupton më mirë se kurrë që vendi ynë është shtet i pavarur.

Kurti identifikoi gjithashtu Federatën Ruse si një kontribuues kryesor të destabilitetit në rajon përmes ndikimit të saj mbi Serbinë.

Ai theksoi se nga katër fqinj të Kosovës, tre e njohin shtetin, ndërsa Serbia mbetet e vetmja që nuk e ka bërë këtë.

“Realiteti ka ndryshuar shumë dhe ëndrra e Serbisë për kthim në Kosovë duhet të shuhet”, u shpreh Kurti.

Pas këtyre deklaratave, Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, reagoi me komente njëanshme, duke tentuar të delegjitimojë shtetin dhe institucionet e Kosovës.

Ai e përshkroi Kosovën si “krijim të improvizuar dhe të dështuar” që nuk njihet nga më shumë se gjysma e botës.

Deklaratat e Petkoviq pasqyrojnë një tendencë të vazhdueshme për të prodhuar narrativa negative mbi pavarësinë e Kosovës dhe marrëdhëniet ndëretnike në veri, duke qenë pjesë e strategjisë së Beogradit për të mbajtur presion mbi institucionet e vendit dhe për të minuar integrimin e komunitetit serb në strukturat shtetërore.

Duhet kujtuar se, Petkoviq në vazhdimësi deklaron me tendencë kur është në pyetje Kosova./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.