KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reagim i LDK-së pas padisë së KEK-ut: Qeveria po e lufton Janina Ymerin, jo mafinë energjetike

Reagim i LDK-së pas padisë së KEK-ut: Qeveria po e lufton Janina Ymerin, jo mafinë energjetike

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka parashtruar padi ndaj Janina Ymerit, anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke pretenduar se kjo është bërë për të ndaluar përhapjen e informatave të rrejshme dhe propagandës lidhur me sektorin e energjisë.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar Hykmete Bajrami nga LDK, e cila ka kritikuar ashpër Qeverinë për mënyrën se si po trajton rastin.

Sipas saj, Qeveria nuk po lufton mafinë energjetike, por po e përqendron fuqinë e saj kundër Janina Ymerit.

Bajrami ka kujtuar se Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga kryeministri Albin Kurti, ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe kompaninë e njohur NOA, të cilat sipas saj janë pjesë e problemeve në sektorin energjetik.

“Albin Kurti në vitin 2019 thoshte se nuk je lider shqiptar nëse nuk e lufton mafinë energjetike. Sot, pas pesë vitesh qeverisje, ai nuk po e lufton mafinë energjetike. Përkundrazi, përmes veglave të tij, ka vendosur ta luftojë Janina Ymerin”.

“Për rikujtim: Bordi i ZRRE-së, i zgjedhur nga Albin Kurti, e ka licencuar EFT-në e Vuk Hamoviçit dhe superkompaninë NOA. Këtu jemi! Pavarësisht rezultatit të 28 dhjetorit, nuk heshtim”, ka thënë Bajrami.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.