Amarildo Bakaj shkëlqeu në ring duke mposhtur italianin Francesco Morandi, i cili e kishte ngacmuar prej kohësh. Me një performancë të jashtëzakonshme, Amarildo, dominoi ndeshjen, duke e gjakosur kundërshtarin në raundin e pestë dhe duke siguruar fitoren e 15-të në karrierën e tij në po aq meçe.
Pas ndeshjes, Morandi e përgëzua për performancën Bakajn, duke e ngritur atë para tifozëve si shenjë respekti.
Pas përballjes, Amarildo Bakaj se nuk do të ndalet edhe në të ardhmen, dhe do të marr edhe suksese të mëdha.
“Jam shumë i lumtur pas fitores. Salla ishte plot me shqiptarë, dhe përkrahja e tyre më mbushi zemrën dhe më bëri të ndihem i vlerësuar. Çdo koment, çdo mbështetje, më japin forcë për të dhënë maksimumin dhe për të bërë krenar kombin tonë. Plani im në ring ishte i qartë: çdo rund të luftoja me gjithë forcën, të shfaqja dhuntinë time dhe të kënaqja publikun me një boks të bukur. Gjaku nuk më shqetësonte, motivimi im vjen nga dëshira për të treguar aftësitë dhe për të mbajtur fjalën time”.
“Ky sukses nuk është vetëm për mua, por edhe për gjithë shqiptarët që më ndoqën dhe mbështetën, shpesh edhe nga mijëra kilometra larg. Përjetimi i tyre, emocionet e përbashkëta dhe krenaria që ndiej, janë një motiv shtesë për të vazhduar të jap maksimumin. Në ring unë flas me veprime, jo me fjalë në rrjete sociale. Kam lindur për këtë dhe çdo sfidë është mundësi për të treguar forcën dhe përkushtimin tim. Plani im i ardhshëm është të vazhdoj përparimin dhe të përballem me emra të mëdhenj në Angli”, deklaroi ai pas meçit.
Nga ana tjetër, Francesco Morandi e pranoi fitoren e Bakajt dhe theksoi respektin për të, pasi ka 14 fitore.
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Rezultati nuk ishte ai i dëshiruar, por duke marrë parasysh kundërshtarin me nivel të lartë dhe karrierën e tij (14-0/14 humbje), do të thosha se kemi bërë një performancë të mirë, edhe pse unë luftova në një sport që nuk ishte i imi”.
“Shpresoj të kem mundësinë për një rivansh në disiplinën time. Sa i përket Amarildos, gjithmonë kam pasur shumë respekt për të, si atlet dhe tani edhe si person. Falënderoj përsëri vendin tim për mbështetjen, por mbi të gjitha ekipin tim”, deklaroi italiani.
Me këtë fitore, Amarildo Bakaj vazhdojnë rekordin e jashtëzakonshëm në ring dhe synojnë tituj të mëdha botërorë, duke bërë krenar gjithë komunitetin shqiptar. /Telegrafi/