Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Instagram, ku ka dhënë një sqarim të rëndësishëm lidhur me kujdestarinë dhe mbështetjen për djalin e tyre, Roelin.
Në deklaratën e saj, ajo thekson se është kujdestarja e vetme ligjore e të birit dhe se prioriteti i saj absolut është mirëqenia e tij.
Jao ka bërë të ditur gjithashtu se ky reagim vjen për arsye transparence, duke falënderuar të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje, por njëkohësisht duke sqaruar se çdo ndihmë duhet të adresohet në mënyrë të rregullt dhe vetëm në emër të Roelit.
Postimi i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):
“E bëj këtë deklaratë për të vetmen arsye që të theksoj se jam kujdestarja e vetme ligjore e Roelit.
Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën,unë si nënë e kam prioritet absolut të kujdesem për tënë çdo aspekt të mundshëm,deri sa të kem forcë dhe jetë.
Për transparencë dhe për të ditur se kujt duhet t’i falënderohem, po e ndaj këtë publikisht.
Nuk dua që asnjë mbështetje të shkojë pa u falënderuar nga ana ime, por gjithashtu nuk dua që askush të përfitojë në emër të Roelit, pasi Roeli e ka llogarinë bankare personale.
Ju faleminderit shumë”. /Telegrafi/