KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Carrick e quan Old Trafordin si vend magjik: Duam t’i japim suksese tifozëve

Carrick e quan Old Trafordin si vend magjik: Duam t’i japim suksese tifozëve

Manchester United ka arritur një fitore spektakolare duke mposhtur rivalin lokal, Manchester Cityn, me rezultat 2-0 në Old Trafford.

Megjithatë, tre gola të tjerë të Djajve të Kuq iu anuluan gjatë ndeshjes.

Trajneri i përkohshëm i Man Utd, Michael Carrick, shprehu kënaqësinë e tij për performancën e skuadrës dhe e përshkroi Old Traffordin si një vend magjik.

“Është aq afër sa mund të kishim shpresuar. E thashë të premten se Old Trafford mund të jetë një vend magjik, dhe sigurisht që ishte ndaj Cityt. Të gjithë e ndjemë këtë,” tha Carrick.

“Kam pasur një ndjesi të veçantë gjatë ditëve të fundit, dhe veçanërisht para ndeshjes, se si lojtarët ishin të vendosur dhe të motivuar për të ndjerë atë atmosferë. Ne duam t’u japim sukses dhe emocione tifozëve, dhe e ndjeva vërtet këtë para ndeshjes”, tha Carrick. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.