KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pamje të rralla të vitit 2025 nga bisedimet për paqe në Ukrainë – Macron ia prish gjumin Trumpit për t’i kumtuar lajmin e mirë

Pamje të rralla të vitit 2025 nga bisedimet për paqe në Ukrainë – Macron ia prish gjumin Trumpit për t’i kumtuar lajmin e mirë

Pamjet e publikuara së fundmi, të realizuara më 10 maj 2025, tregojnë reagimin e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj pranimit të propozimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim me Rusinë.

Gjatë një bisede të regjistruar, presidenti francez Emmanuel Macron fillimisht i kërkoi falje Trumpit që po e telefononte herët në mëngjes (06:00, sipas kohës lokale në SHBA), për t’i kumtuar lajmin se “Zelensky kishte pranuar propozimin e tij për një armëpushim 30-ditor”.

“Tani kemi vendosur të mbështesim një armëpushim që do të nisë të hënën dhe që duhet të zgjasë 30 ditë, me qëllim që të fillojmë ndërtimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në narracion, duke iu referuar marrëveshjes së arritur mes liderëve evropianë dhe Zelenskyt në Kiev.

“Nëse armëpushimi shkelet, evropianët dhe amerikanët do të përgatisin dhe koordinojnë sanksione në shkallë të gjerë”, shton më pas lideri francez.

Reagimi i liderit amerikan ishte spontan dhe entuziast “Ohhhh, mirë! Çmimi Nobel. Je më i madhi”.

Të pranishëm gjatë bisedës ishin edhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, kancelari gjerman, Friedrich Merz, si dhe kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në të njëjtën kohë, Zelensky i kërkoi Trumpit të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse Vladimir Putin refuzon armëpushimin, një kërkesë që mori mbështetje pozitive nga presidenti amerikan.

Ndërkohë, delegacioni ukrainas ndodhet në SHBA për të diskutuar një plan paqeje me Rusinë, e cila pushtoi Ukrainën në vitin 2023. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.