KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

U helmua për vite pa e ditur, derisa kamera zbuloi kolegun

U helmua për vite pa e ditur, derisa kamera zbuloi kolegun

Rong Yuan, një inxhiniere nga Berkeley, Kaliforni, thotë se ende nuk është në gjendje të punojë me orar të plotë, vite pasi zbuloi se kolegu i saj, David Xu, po i hidhte kadmium në shishen e ujit.

Pasi vuajti për më shumë se dy vjet nga të vjella, rënie flokësh dhe probleme të tjera shëndetësore, Yuan vendosi një kamerë në tavolinën e saj. Pamjet filmuan kolegun duke hedhur një substancë në shishen e saj. Analizat konfirmuan praninë e kadmiumit, ndërsa testet rezultuan pozitive edhe për të dy prindërit e saj.

Xu u dënua për helmim dhe mori dy vjet lirim me kusht. Megjithatë, më 12 tetor, gjykata pranoi kërkesën e tij për shfuqizimin e dënimit, pavarësisht kundërshtimit të prokurorisë.

Një mostër e ujit përmbante kadmium në një nivel 3.5 milionë herë mbi kufirin federal të lejuar, sipas raportimit, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Yuan dyshon se prindërit e saj u ekspozuan ndaj metalit toksik pasi uji përdorej edhe për gatim në shtëpi. Ajo shprehu keqardhje për këtë, veçanërisht pas vdekjes së babait të saj vitin e kaluar.

“Nuk mendoj se ai meriton një shans të dytë”, tha Yuan, duke shprehur frikën se ai mund të dëmtojë njerëz të tjerë. Ndërsa arsyeja pse kolegu i saj e helmoi mbetet ende e paqartë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.