Më shumë automjete elektrike ofrohen tani në AutoScout24, disa prej të cilave me çmime të ulëta. Njëkohësisht, çmimet mesatare të makinave elektrike të përdorura pritet të afrohen me ato të automobilave me benzinë që në vitin 2025.
Çmimet e automjeteve të përdorura kanë rënë pothuajse për të gjitha llojet e motorëve. Çmimet mesatare të veturave elektrike të përdorura ranë për 8,3 për qind, ndërsa veturat me naftë ranë mesatarisht për 6 për qind.
Vetura me hibrid të lehtë (MHEV) ranë rreth 5 për qind, ndërsa hibridet e zakonshme (HEV) ranë për 1,2 për qind.
Përjashtim bëjnë hibridet plug-in (PHEV), të cilat shënuan një rritje të lehtë prej 1,25 për qind, ndërsa veturat me benzinë mbetën thuajse me të njëjtin çmim, duke rënë vetëm për 0,2 për qind.
Ndërkohë, ndërsa oferta e makinave me motor me djegie të brendshme po zvogëlohet, numri i makinave elektrifikuara po rritet ndjeshëm në treg.
“Shumë blerës hyjnë në mobilitetin elektrik përmes tregut të veturave të përdorura”, thotë Alberto Sanz de Lama, drejtori kryesor i AutoScout24.
Pjesa e veturave elektrike të përdorura në AutoScout24 është rritur pothuajse pesë herë që nga viti 2020. Gama e veturave hibride gjithashtu është zgjeruar vitin e kaluar. Nga ana tjetër, veturat e përdorura me benzinë dhe naftë ofroheshin më rrallë.
Çmimet e makinave elektrike të reja kanë rënë gjithashtu. Makina të reja elektrike janë bërë mesatarisht 8,1 për qind më të lira në platformë. /Telegrafi/