KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Berisha: Ishim efikasë para portës, kjo ndeshje na jep vetëbesim (VIDEO)

Berisha: Ishim efikasë para portës, kjo ndeshje na jep vetëbesim (VIDEO)

Trajneri i Feronikelit, Elon Berisha, është shprehur tejet i kënaqur me triumfin e skuadrës së tij ndaj Dukagjinit, ku drenicasit shënuan tri herë për të arkëtuar pikë të plota.

Para këtij dueli, Feronikeli kishte shënuar vetëm shtatë gola dhe kishte pranuar 16 në 10 ndeshje, por në këtë sfidë efikasiteti i tyre në sulm bëri diferencën.

Pas ndeshjes, timonieri i Feronikelit theksoi për Klan Kosova se skuadra më në fund arriti t'i konkretizojë mundësitë e krijuara para portës kundërshtare.

Ne jemi shumë të kënaqur sot që i kemi shfrytëzuar rastet edhe kemi qenë shumë efikasë në rastet e krijuara. Ndoshta edhe prej të kaluarës e dimë që kemi krijuar raste, mirëpo nuk kemi qenë efikasë, kurse sot patëm fat edhe qemë shumë konkretë në rastet të cilat i krijuam. Jam shumë i kënaqur edhe me faktin që nuk kemi pranuar gola", deklaroi Berisha.

Në këtë fitore realizoi edhe Janik Noah golin e tij të parë sezonal, gjë që sipas trajnerit ka peshë të madhe morale për fazën sulmuese.

Në xhiron e radhës, Feronikeli e pret një përballje e vështirë ndaj Malishevës, e cila kryeson tabelën e Superligës së Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.