Stine pak ditë më parë ka lënë me dëshirë shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Ai së fundmi ka dhënë një intervistë në “Big Brother Radio”, ku ka folur hapur për arsyet që e çuan drejt vendimit për t’u larguar.
Artisti u shpreh se motivi që e kishte shtyrë të hynte në shtëpi nuk ekzistonte më dhe se ndjehej në vendin e gabuar.
Stine
“Hyra për të luajtur, por kur dëshira për lojën ikën, gjithçka humbet kuptimin. U përpoqa të ambientohesha, por nuk funksionoi. Vendimi ishte i imi dhe nuk kishte lidhje me askënd tjetër”, u shpreh këngëtari.
Sipas tij, familja ka qenë prioriteti kryesor.
“Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Familja është mbi gjithçka”, shtoi tutje.
I njëjti theksoi se nuk ka asnjë keqkuptim me produksionin apo me banorët e tjerë dhe se largimi ishte thjesht një nevojë personale për të respektuar veten dhe ndjenjat e tij.
– YouTube www.youtube.com
“Në fund të ditës jemi njerëz, bëjmë zgjedhje dhe ndonjëherë edhe gabime. E rëndësishme është të jesh në paqe me veten”, përfundoi mes tjerash. /Telegrafi/