Jennifer Lopez u shfaq me një kombinim glamuroz në premierën e filmit të saj koncertor The JLo Show: Live in Las Vegas, organizuar në studiot Paramount në Los Angeles.
Këngëtarja zgjodhi një fustan transparent prej dantelle, me dekolte të hapur dhe fund të gjatë me pala.
Modeli i theksonte siluetën, ndërsa detaji i tejdukshëm i jepte veshjes një karakter më provokues.
Për ta kompletuar pamjen, ajo veshi një pallto të veçantë me qëndisje shumëngjyrëshe në formë lulesh, jakë të butë dhe thekë të gjata në mëngë dhe në pjesën e poshtme.
Aksesorët ishin një tjetër element që spikati në paraqitjen e saj.
Jennifer mbante një gjerdan me diamant të verdhë, vathë të varur, unaza me diamante dhe një aksesor në formë luleje në flokët e mbledhur topuz.
Grimin e mbajti në stilin e saj të preferuar, me sy të theksuar në nuanca kafe të tymosura, mollëza në ngjyrë pjeshke dhe buzëkuq nude me shkëlqim.
Një kombinim ku dantella transparente, qëndisjet shumëngjyrëshe dhe bizhuteritë me diamante krijuan një nga paraqitjet më të veçanta të saj në tapetin e kuq. /Telegrafi/

