Fenerbahçe është rikthyer te fitorja në Super Ligën e Turqisë në futboll, pasi ka mposhtur në shtëpi Erzurumsporin me rezultat 3:0.
Pas barazimit me Kocaelispor javën e kaluar, futbollistët e trajnerit Emre Belezoglu kanë arritur t’i marrin tri pikë të plota.
Golat për Fenerin u shënuan në pjesën e dytë.
Në minutën e 53-të Oguz Aydin shënoi për 1:0, derisa 4 minuta më vonë epërsinë e dyfishoi Milan Škriniar. Në të dy golat asistues ishte anglezi Mason Greenwood.
Kurse, ky i fundit u kujdes që edhe vet të shënoi dhe në minutën e 88-të e gjeti rrjetën për 3:0.
Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ishte startues në këtë ndeshje dhe ai është zëvendësuar në minutën e 73-të dhe në vend të tij është inkuadruar Romelu Lukaku.
Në 13 xhirot e luajtura, Fenerbahçe është ngjitur në pozitën e 5-të me 23 pikë, derisa në vendin e parë ndodhet Galatasaray me 31 pikë, por që ka një ndeshje më pak. /Klankosova.tv

