KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

FSK-ja do të furnizohet me jelekë taktikë, Ministria e Mbrojtjes ndan kontratën mijëra euroshe

FSK-ja do të furnizohet me jelekë taktikë, Ministria e Mbrojtjes ndan kontratën mijëra euroshe

Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me kontratë një grup operatorësh ekonomikë për furnizimin me jelekë taktikë për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, fitues është grupi i operatorëve ekonomikë “RUNWAY SH.P.K.” dhe “Sabit Makiqi B.I.”, me ofertë në vlerë prej 328 mijë eurosh, shkruan IndeksOnline.

Për këtë aktivitet të prokurimit kanë konkurruar gjithsej 13 operatorë ekonomikë, ndërsa vlera fillestare e parashikuar e kontratës ishte 470 mijë euro.

Në dokumentin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se kontrata është dhënë më 1 tetor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 30 nëntor 2026.

Ky furnizim synon të kontribuojë në ngritjen e operacionalitetit dhe efikasitetit të FSK-së në përmbushjen e detyrave të saj./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.