KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prenkaj: Për shkak të politikës vetizoluese, ndërkombëtarët e kanë humbur besimin te Kosova (VIDEO)

Prenkaj: Për shkak të politikës vetizoluese, ndërkombëtarët e kanë humbur besimin te Kosova (VIDEO)

Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës sa i përket raporteve me partnerët ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se mungesa e koordinimit me aleatët dhe politikat vetëizoluese kanë ndikuar në humbjen e mbështetjes ndërkombëtare për vendin.

I ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Prenkaj ka folur edhe për procesin e integrimit evropian, duke theksuar se Kosova ka ende një sërë obligimesh që duhet t’i përmbushë para se të fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai ka përmendur përafrimin e sistemit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe përmbushjen e kritereve të përcaktuara në Raportin e Progresit.

Sipas Prenkajt, Kosova është dashur të ketë më shumë komunikim me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit që janë pjesë e procesit të integrimit evropian.

“Ka një sërë kriteresh që pritet nga Kosova të plotësohen, por, siç kemi parë në Raportin e Progresit, Kosova lë për të dëshiruar”, ka deklaruar ai.

Duke folur për mbështetjen ndërkombëtare, Prenkaj ka thënë se Kosovës i nevojiten një ose dy shtete sponsorizuese që do ta shtynin përpara në rrugën drejt BE-së.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se gjatë gjashtë vjetëve të fundit, politika e Kosovës nuk ka qenë e koordinuar me partnerët ndërkombëtarë, duke ndikuar, sipas tij, në ftohjen e marrëdhënieve me miqtë e vendit.

“Për shkak të këtyre gjashtë vjetëve të një politike jokordinuese, të një politike izolacioniste, vetëizoluese të Kosovës, janë ftohur edhe miqtë e Kosovës.., Kosova ka humbur besimin, pra nuk kemi pasur qeveri të besueshme për komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Prenkaj.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.