Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Trupat evropiane mbërrijnë në Grenlandë, Arktiku në qendër të vëmendjes

    January 15, 2026

    Zhernovski: Mickoski premton të ardhme në Maqedoni, por po sjell izolim

    January 15, 2026

    Nga po shkon LDK-ja?

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Trupat evropiane mbërrijnë në Grenlandë, Arktiku në qendër të vëmendjes
    • Zhernovski: Mickoski premton të ardhme në Maqedoni, por po sjell izolim
    • Nga po shkon LDK-ja?
    • Nga jeta e vështirë në famë globale: Pitbull feston ditëlindjen e 45-të
    • Bastisje në disa rajone të Maqedonisë, po kërkohen persona të dyshuar për evazion fiskal
    • Në QNR rinumërohen mbi 17% e vendvotime ku u hasën parregullsi
    • “Zonja e Vjetër” nuk pret verën, Juventusi e do ish yllin e Barcelonës gjatë janarit
    • “Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba Pollozhani tregon gjithçka për bashkëjetesën me Lim Hotin
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 15
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Demokraci jo autokraci

    Demokraci jo autokraci

    korrektpressBy korrektpressJanuary 15, 2026 Antonio munoz molina 2 Mins Read
    Demokraci jo autokraci
    Demokraci jo autokraci
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Antonio Muñoz Molina
    Përktheu: Bajram Karabolli

    Demokracia duhet të mësohet, sepse nuk është e natyrshme, sepse shkon kundër prirjeve të thella njerëzore. Ajo që është e natyrshme nuk është barazia, por dominimi i të fortit mbi të dobëtin. Ajo që është e natyrshme është klani familjar dhe fisi, lidhjet e gjakut, dyshimi ndaj të kujtdo, lidhja me të njohurit, refuzimi i atyre që flasin ndryshe. Tendenca për të vënë dëshirat e veta mbi të gjitha, pa marrë parasysh pasojat për të tjerët. Ajo që është e natyrshme është kërkesa e kufizimeve te të tjerët dhe mospranimi i tyre në vetvete. Të besosh se je qendra e botës, se je qendra e universit dhe se Dielli rrotullohet rreth teje. Paragjykimi është shumë më i natyrshëm sesa një dëshirë e sinqertë për dije. Të besosh se i natyrshëm është barbarizmi, jo qytetërimi; të besosh te britmat dhe grushtimi, jo argumenti bindës; të kërkosh kënaqësinë e menjëhershme, jo angazhimin afatgjatë; të besosh se është e natyrshme të kesh njerëz të bindur dhe jo nënshtetas, jo qytetarë të vërtetë; të ushtrosh sundimin jo administrimin e së mirës së përbashkët; të besosh se injoranca është e natyrshme dhe e domosdoshme.

    Nëse demokracia nuk ushtrohet me durim dhe përkushtim në praktikën e përditshme, parimet e saj të mëdha mbeten bosh ose shërbejnë si një perde tymi për korrupsion dhe demagogji.

    Qëllimi i gënjeshtrës së vazhdueshme nuk është t’i bësh njerëzit të besojnë një gënjeshtër, por të sigurohesh që askush të mos besojë më kurrë, në asgjë.

    Një popull që nuk mund të dallojë më midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, nuk mund të dallojë midis të mirës dhe të keqes.

    Dhe një popull i tillë, i privuar nga fuqia për të menduar dhe gjykuar, është, pa e ditur ose pa e dashur, plotësisht i nënshtruar sundimit të gënjeshtrave.

    Me njerëz të tillë, mund të bësh çfarë të duash.

    Britma ose grushti dhe jo argumenti bindës, janë kënaqësi e tiranit dhe autokratit.

    – Lexo po ashtu nga Antonio Muñoz Molina: Të jetosh nga letërsia

    TË TJERA

    BURG AJRI

    LEXO GJITHASHTU

    Trupat evropiane mbërrijnë në Grenlandë, Arktiku në qendër të vëmendjes

    January 15, 2026

    Zhernovski: Mickoski premton të ardhme në Maqedoni, por po sjell izolim

    January 15, 2026

    Nga po shkon LDK-ja?

    January 15, 2026

    Nga jeta e vështirë në famë globale: Pitbull feston ditëlindjen e 45-të

    January 15, 2026
    TË TJERA

    Bastisje në disa rajone të Maqedonisë, po kërkohen persona të dyshuar për evazion fiskal

    January 15, 2026

    Në QNR rinumërohen mbi 17% e vendvotime ku u hasën parregullsi

    January 15, 2026

    “Zonja e Vjetër” nuk pret verën, Juventusi e do ish yllin e Barcelonës gjatë janarit

    January 15, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.