Për shkak të kërkesave të shumta, Interstellar rikthehet në Cineplexx -IMAX, nga 15 deri më 21 Janar. Vetëm një javë për të përjetuar këtë aventurë kozmike në ekranin më të madh në rajon!
Ky nuk është thjesht një film për të parë. Historia na çon në një udhëtim me Cooper dhe ekipin e tij përtej yjeve, ku koha dhe hapësira sfidojnë imagjinatën dhe emocionet janë të thella. Është një histori për dashurinë, sakrificën dhe eksplorimin e të panjohurës dhe çdo detaj ndihet më i fuqishëm kur e shikon në IMAX. Çdo planet, çdo vrimë e zezë dhe çdo vendim dramatik të mbush me emocione.
Shikimi i filmit në IMAX e bën gjithçka edhe më të fuqishme. Tingulli të zhyt totalisht në film, dhe pamjet e jashtëzakonshme të universi duket sikur mund t’i prekësh.
Ky rikthim është një mundësi për ata që e kanë parë më parë të shijojnë filmin në ekranin më të madh dhe për ata që nuk e kanë parë ende të zhyten në këtë histori epike.
Dhuratë Speciale për Fansat e Interstellar!
Për ta bërë këtë rikthim edhe më të veçantë, Cineplexx Prishtinë po dhuron 5 bileta falas IMAX për shfaqjen speciale të Interstellar për nesër!
Si të merrni pjesë në giveaway:
Follow @cineplexx_kosovo.
Like postimin,
Tag një person me të cilin do ta shihnit filmin.
Fituesit përzgjidhen nesër !
Merrni pjesë këtu:
Mos e humbisni këtë eksperiencë – është vetëm një javë! Siguroni biletën tuaj tani!
Nga: 15 deri 21 Janar! Në: Cineplexx Prishtinë – IMAX