KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Legjenda Yilmaz takohet me tifozët pas ndeshjes, i pranon kritikat: U ndjeva i mërzitur, do kemi ditë të mira!

Legjenda Yilmaz takohet me tifozët pas ndeshjes, i pranon kritikat: U ndjeva i mërzitur, do kemi ditë të mira!

Pas humbjes 0:1 ndaj Kocaelisporit, tifozët e Çorum FK-së i kërkuan falje Burak Yilmazit për thirrjet kundër tij, ndërsa trajneri iu përgjigj me një mesazh plot mirëkuptim.

Çorum FK pësoi humbje minimale 0:1 ndaj Kocaelisporit, në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Turqisë. Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendjen e mori një moment mes tifozëve dhe trajnerit Burak Yılmaz, shkruan Indeksonline

Një grup tifozësh iu afrua trajnerit për t’i kërkuar falje për thirrjet që kërkonin largimin e tij nga skuadra. Ata theksuan se e duan shumë qytetin dhe klubin e tyre, duke bërë të ditur se kishin tentuar t’i ndalonin këto thirrje.

“Ne e duam shumë vendlindjen dhe ekipin tonë. Na vjen keq për atë që ndodhi. Besojmë te ju, trajner. Ne nuk kishim të bënim me ato thirrje. Madje, u përpoqëm t’i ndalonim thirrjet për dorëheqjen tuaj”, ishte mesazhi i tifozëve.

Çorum FK taraftarları maç sonu Burak Yılmaz'dan özür diledi: "Biz memleketimiz, takımımızı çok seviyoruz. Böyle şeyler yaşandığı için senden özür diliyoruz. Sana inanıyoruz hocam. Bizlik bir şey yok. Biz istifa tezahüratlarını durdurmaya çalıştık."

Burak Yılmaz'dan taraftarlara:… pic.twitter.com/u0mDpfIQJR

— FutbolArena (@futbolarena) November 29, 2026

Në anën tjetër, Yılmaz reagoi me qetësi dhe mirëkuptim, duke theksuar se në futboll reagimet dhe kritikat janë pjesë e lojës.

“Jo, aspak. Në futboll ka reagime dhe kritika. Thjesht u ndjeva i mërzitur. Ju lutem, më falni. Me ndihmën e Zotit, do të kemi ditë të mira së bashku. Do të bëjmë më mirë. Ju falënderoj të gjithëve dhe Zoti ju bekoftë”, u shpreh trajneri turk.

Pas 13 javësh kampionat, Çorum FK renditet në pozitën e 11-të me 16 pikë të grumbulluara./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.