KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tyson Fury: Kam qindra miliona në llogarinë bankare, por e gjithë kjo është e pakuptimtë

Tyson Fury: Kam qindra miliona në llogarinë bankare, por e gjithë kjo është e pakuptimtë

Njëri nga boksierët më të mirë të peshave të rënda të gjeneratës së tij, Tyson Fury , në prag të duelit të shumëpritur kundër Anthony Joshuas, ka folur hapur për jetën, pasurinë dhe sakrificat që ka bërë gjatë rrugëtimit drejt majave të boksit. Pavarësisht titujve të fituar botërorë dhe shumës së madhe të parave që ka fituar, ai pranon se sot i sheh shumë gjëra krejtësisht ndryshe.

Në një intervistë me gazetarin e njohur britanik Louis Theroux, Fury ka zbuluar se pasuria materiale nuk ka as për së afërmi aq shumë rëndësi për të sa koha e kaluar me familjen.

“Jam ulur këtu para jush dhe kam qindra miliona në llogarinë time bankare. Kam arritur gjithçka që mund të arrihet në boks, kam fituar çdo brez. Mund të shkoj kudo që dëshiroj, të bëj çfarë të dua dhe të blej gjithçka që më shkon në mendje. Por, në të vërtetë, nuk dua asgjë. Nuk dua të shkoj askund. Jetoj në Ishullin Man, i veshur si një i pastrehë. Cili ishte qëllimi i gjithë kësaj?”, është shprehur Fury.

Boksieri britanik, i cili me bashkëshorten e tij Paris ka shtatë fëmijë, shpreh keqardhje të veçantë për kohën që gjatë karrierës e ka kaluar larg njerëzve të tij më të dashur.

Është interesante se kjo rrëfim i Furyt vjen vetëm disa javë para një prej meçeve më të shumëpritura në historinë e boksit britanik.

Fury dhe Anthony Joshua do të përballen më 11 dhjetor në stadiumin Principality në Cardiff.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.