KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Reshjet e dendura të borës, ekipet e mirëmbajtjes në terren gjatë gjithë natës

Reshjet e dendura të borës, ekipet e mirëmbajtjes në terren gjatë gjithë natës

Reshjet e dendura të borës gjatë natës kanë vënë në punë ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve, të cilat kanë intervenuar pa ndërprerje në autoudhë, si dhe në rrugët nacionale dhe rajonale.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ekipet kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave dhe sigurimit të qarkullimit sa më të sigurt për qytetarët, transmeton IndeksOnline.

Puna për mirëmbajtjen e rrugëve ka vazhduar edhe gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa ekipet e pastrimit mbeten në terren për t’iu përgjigjur situatës së krijuar nga reshjet.

Në njoftim është bërë thirrje për të gjithë ngasësit që t’i shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, pasi reshjet e borës po vazhdojnë edhe këtë mëngjes.

Po ashtu, është shprehur mirënjohje për punëtorët që kanë qenë në terren gjatë natës, duke punuar për të mbajtur rrugët të kalueshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.