Në Camp Film City u mbajt ceremonia e Medaljes (Medal Parade), në të cilën u vlerësua profesionalizmi, përkushtimi dhe angazhimi i pjesëtarëve të misionit të KFOR-it gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
Kjo ceremoni shënoi një moment të rëndësishëm mirënjohjeje për punën dhe kontributin e personelit të KFOR-it, të cilët kanë shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.
Përmes këtij misioni, KFOR-i vazhdon të kontribuojë në krijimin e kushteve për përparim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
Pjesëtarët e KFOR-it shprehën krenarinë për shërbimin nën flamurin e NATO-s dhe për kontributin e tyre në realizimin e misionit në Kosovë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Burimi: lajmi.net ↗

