KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Zyrtare: Fernando Muslera pensionohet nga futbolli në moshën 40-vjeçare

Zyrtare: Fernando Muslera pensionohet nga futbolli në moshën 40-vjeçare

Portieri i njohur uruguaian, Fernando Muslera, ka vendosur t'i japë fund karrierës së tij futbollistike në moshën 40-vjeçare.

Muslera e nisi karrierën te Montevideo Wanderers, për të vazhduar më pas me fanellat e Nacionalit, Lazios, Galatasarayt dhe së fundmi Estudiantesit.

Ai la gjurmë të veçanta gjatë periudhës së tij te Galatasaray, ku u shndërrua në një prej figurave më të rëndësishme të klubit turk.

Në karrierën e tij, uruguaiani përfaqësoi edhe kombëtaren e Uruguait, me të cilën ishte pjesë e sukseseve të mëdha, përfshirë triumfin në Kupën e Amerikës në vitin 2011.

Kështu, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, një prej portierëve më të njohur të futbollit uruguaian i jep lamtumirën futbollit të luajtur./Klankosova.tv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.