KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mediat gjermane shkruajnë për miqësoren e veteranëve të Kosovës e Shqipërisë, i pranishëm Agim Ademi

Mediat gjermane shkruajnë për miqësoren e veteranëve të Kosovës e Shqipërisë, i pranishëm Agim Ademi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka marrë pjesë si mysafir nderi në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Gjermani mes ekipit U-40 të FC Ingolstadt dhe një përzgjedhjeje të ish-futbollistëve të kombëtareve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Takimi i zhvilluar më 2 nëntor përfundoi pa gola (0:0), por u karakterizua nga atmosfera e shkëlqyer sportive, korrektësia dhe fryma e miqësisë mes lojtarëve.

Për ekipin gjerman në fushë zbritën edhe emra të njohur si Nico Antonitsch, Patrick Schönfeld, Ralf Keidel, Emin Ismaili, Rigo Hof dhe Florian Ermler.

Kjo ngjarje sportive ka tërhequr vëmendjen dhe ka bërë jehonë të madhe edhe në mediat gjermane.

“Edhe pse nuk pati gola, 0:0 në ndeshjen miqësore të U40 të FC Ingolstadt kundër një përzgjedhjeje ish-kombëtarësh nga Kosova dhe Shqipëria ishte sukses për të gjithë të përfshirët. Në këtë krahasim të ndershëm dhe pa tension, nga ana e FCI-së luajtën, ndër të tjerë, ish-profesionistët Nico Antonitsch (majtas në foto), Patrick Schönfeld, Ralf Keidel, Emin Ismaili, Rigo Hof dhe Florian Ermler. Si mik nderi, futbollistët përshëndetën edhe Agim Ademin, presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës. Për ta plotësuar takimin miqësor, mysafirët nga Kosova vizituan edhe ndeshjen e Ligës së Tretë…”, u tha në artikullin gjerman.

Pas përfundimit të takimit miqësor, delegacioni dhe mysafirët nga Kosova ndoqën nga afër edhe duelin e kategorisë së tretë gjermane mes FC Igolstadt dhe MSV Duisburg. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.