Ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Prishtinës raportohet se është shtyrë për një datë tjetër, pasi reshjet e dendura të borës kanë bërë të pamundur zhvillimin e saj.
Moti i keq ka penguar organizimin e përballjes, ndaj ajo nuk do të luhet sipas orarit të paracaktuar. Data e re e ndeshjes nuk është bërë ende e ditur.
Njoftimet për datën dhe orarin e ri pritet të bëhen nga organizatorët e kampionatit në ditët në vijim./indeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

