KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kosova me medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare të Esports, nënkampione në CS2 mes 18 shteteve

Kosova me medalje argjendi në Lojërat Mesdhetare të Esports, nënkampione në CS2 mes 18 shteteve

Kombëtarja e Kosovës në esports është shpallur nënkampione në disiplinën Counter-Strike 2 (CS2) në Lojërat Mesdhetare të Esports, MEG26, duke fituar medaljen e argjendtë dhe duke u renditur e dyta mes 18 shteteve pjesëmarrëse.

Përfaqësuesja kosovare zhvilloi një rrugëtim të shkëlqyer, duke u përballur me disa prej kombëtareve më të mira të rajonit dhe të Mesdheut. Në fazën e grupeve, Kosova fitoi ndaj Shqipërisë, Tunizisë, Italisë dhe Portugalisë, duke siguruar kualifikimin në fazën eliminatore.

Në çerekfinale, kosovarët mundën Slloveninë me 2:0 në mapa, duke i fituar të dyja me rezultat identik 13:8. Në gjysmëfinale, ata kaluan Libanin po me 2:0, me rezultat 16:14 në mapën e parë dhe 13:6 në të dytën.

Në finale, Kosova u përball me Serbinë dhe pësoi humbje, duke e mbyllur garën në vendin e dytë.

Kombëtarja u përfaqësua nga Arbnor “Dementor” Pacolli, Atif “gejmzilla” Mustafa, Ensar “Caleyy” Ersuzi, Ammar “ammar” Grashtica dhe Qëndrim “v1w” Hajrizi.

Federata Esports Kosova i përgëzoi lojtarët për suksesin ndërkombëtar, duke vlerësuar përkushtimin dhe dinjitetin me të cilin përfaqësuan shtetin e Kosovës. Sipas federatës, ky rezultat dëshmon potencialin e esports-it në Kosovë dhe punën që po bëhet për zhvillimin e tij në arenën ndërkombëtare./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.