KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Osmani nderon kujtimin e doktor Adem Ademit: Kontributi i tij do të mbetet pjesë e historisë së Kosovës

Osmani nderon kujtimin e doktor Adem Ademit: Kontributi i tij do të mbetet pjesë e historisë së Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar kujtimin e Dr. Adem Ademit, i cili u përcoll për herë të fundit më 28 nëntor në Mitrovicë.

Përmes një postimi, Osmani ka kujtuar jetën dhe veprën e mjekut, duke theksuar kontributin e tij të çmuar në shërbim të qytetarëve, humanizmit dhe çështjes kombëtare, transmeton IndeksOnline.

Ajo ka bërë të ditur se së bashku me Ukën, Shkëmbin, Xhaferin dhe përfaqësues të LDK-së në Mitrovicë, kanë nderuar figurën e Dr. Ademit, i cili gjatë jetës së tij u shërbeu mijëra njerëzve.

Osmani rikujtoi se Ademi ishte pranë studentëve të helmuar gjatë viteve të ’90-ta, si dhe pranë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ofruar ndihmën e tij mjekësore në ditët më të vështira.

Sipas saj, kontributi i tij në përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në rrugën e udhëhequr nga presidenti historik Ibrahim Rugova, do të mbetet pjesë e historisë dhe kujtesës kolektive të vendit.

“Njerëzit që jetojnë për të tjerët nuk harrohen kurrë”, ka shkruar Osmani, duke përmbyllur mesazhin e saj me fjalët: “U prehsh në paqe, Dr. Adem Ademi!”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.