KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bajrami, Qeverisë: Ku janë 800 kilometra rrugë të ndërtuara gjatë mandatit?

Bajrami, Qeverisë: Ku janë 800 kilometra rrugë të ndërtuara gjatë mandatit?

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar raportin e pulbikuar nga Qeveria, duke vënë në pikëpyetje pretendimin se gjatë mandatit janë ndërtuar 800 kilometra rrugë.

Në një postim në Facebook, Bajrami ka thënë se në raportin e Qeverisë, projektet e papërfunduara janë paraqitur si kursime, ndërsa investimet e planifikuara si suksese.

Ajo ka përmendur 150 milionë euro të paraqitura si kursime për rrugën Kijevë–Zahaq, për shkak të anulimit të shpronësimeve, si dhe 200 milionë euro të parapara për hekurudhën Hani i Elezit–Leshak, transmeton Klankosova.tv.

Bajrami ka kritikuar edhe 51.5 milionë eurot e parapara për 19 kontrata të mirëmbajtjes së rrugëve, duke iu referuar gjendjes së rrugëve gjatë reshjeve të borës dhe mungesës së pastrimit në disa zona.

Deputetja e LDK-së e ka sfiduar Qeverinë që të publikojë listën e 800 kilometrave rrugë, duke kërkuar që për secilin projekt të bëhen të ditura gjatësia, data e përfundimit dhe burimi i financimit.

Sipas saj, duhet të bëhet dallimi mes rrugëve të ndërtuara nga Qeveria, projekteve të bashkëfinancuara dhe atyre të realizuara nga komunat.

“800 km. Publikojeni listën!”, ka shkruar Bajrami.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.