KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Futbolli bashkon shqiptarët në festat e nëntorit, veteranët e Kosovës fitojnë Kupën e Miqësisë në Shkodër

Futbolli bashkon shqiptarët në festat e nëntorit, veteranët e Kosovës fitojnë Kupën e Miqësisë në Shkodër

Kupa e Miqësisë mblodhi në Shkodër veteranët e Shqipërisë, Vllaznisë, Kosovës dhe Diasporës së Belgjikës, në një atmosferë festive e vëllazërore, në kuadër të festave të nëntorit.

Në finale, veteranët e Kosovës triumfuan ndaj atyre të Shqipërisë. Fituesi u përcaktua nnga penalltitë, ku kosovarët u treguan më të saktë dhe ngritën trofeun.

Turneu ishte më shumë se një garë futbolli. Ai solli së bashku emra të njohur nga skuadrat dhe nga bbashkësitë shqiptare, duke e kthyer fushën në një vend takimi, kujtimesh e miqësie. Prania e Diasporës së Belgjikës dha një dimension të veçantë, duke e lidhur sportin me lidhjet mes shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve.

Eventi u pasqyrua nga Federata Shqiptare e Futbollit, që e cilësoi një festë të miqësisë dhe të bashkimit përmes futbollit.

Triumfi i veteranëve të Kosovës vjen pas një fitoreje tjetër ndaj Shqipërisë me penallti. Më 3 maj 2026, në Prishtinë, në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, veteranët e Kosovës mundën me penallti ata të Shqipërisë në një ndeshje miqësore në kompleksin stërvitor të FFK-së./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.