Tre persona janë arrestuar në fshatin Dyz të Podujevës, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur më 29 nëntor 2026, rreth orës 00:05. Sipas raportit të Policisë, pas intervenimit janë sekuestruar tri pistoleta, njëra prej të cilave me leje, 34 fishekë dhe 19 gëzhoja.
Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

