KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Reshjet e borës vazhdojnë – ministri deklarohet për gjendjen e rrugëve (VIDEO)

Reshjet e borës vazhdojnë – ministri deklarohet për gjendjen e rrugëve (VIDEO)

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës për pastrimin e borës në autoudhë dhe në rrugët nacionale e rajonale.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka publikuar pamje nga puna e ekipeve në terren, duke bërë të ditur se përveç pastrimit të borës, është hedhur edhe kripë për të parandaluar krijimin e ngricave.

Ai ka theksuar se puna e ekipeve po vazhdon edhe gjatë mëngjesit, pasi reshjet e borës nuk janë ndalur, transmeton Klankosova.tv.

"I falënderoj të gjithë ata që punuan gjatë natës për t’ua mundësuar qytetarëve qarkullimin".

Njëkohësisht, Basha u ka bërë thirrje ngasësve që t’i shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.