Një arbitër i një ndeshjeje sportive është sulmuar fizikisht në Ferizaj, pas një incidenti që ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Rasti është raportuar më 28 nëntor, rreth orës 20:50.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari fillimisht e ka ofenduar arbitrin, për ta sulmuar më pas me një karrige.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që në një ndeshje sportive ka ofenduar dhe më pas ka sulmuar me një karrige arbitrin e ndeshjes”, thuhet në raportin e Policisë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

