Rrugët që shpien drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë janë kryesisht të kalueshme, pavarësisht reshjeve të borës.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara të dielën, më 29 nëntor, borë është evidentuar në të gjitha rrugët që shpien drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, në dy segmente qarkullimi paraqitet më i vështirë. Bëhet fjalë për rrugët Prishtinë–Mutivodë dhe Podujevë–Merdarë, ku kalueshmëria është e mundur, por me vështirësi.
Në rrugët e tjera të evidentuara, përfshirë Mitrovicë–Bërnjak, Gjakovë–Qafë e Morinës, Gjilan–Dheu i Bardhë, Kaçanik–Hani i Elezit dhe Prizren–Vërmicë, qarkullimi është i kalueshëm.
Në raport nuk është evidentuar prani e akullit, mjegullës apo rrëshqitjeve të dheut.
Të dhënat janë përditësuar mëngjesin e sotëm, transmeton Klankosova.tv

