KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Daut Haradinaj: Një gazetar i njohur në Kosovë ka darkuar me serbë në Dubai, mes tyre edhe persona që kanë paguar dëshmitarë kundër Thaçit

Daut Haradinaj: Një gazetar i njohur në Kosovë ka darkuar me serbë në Dubai, mes tyre edhe persona që kanë paguar dëshmitarë kundër Thaçit

Daut Haradinaj, në emisionin “Oxygen” në Klan Kosova me Besim Dinën, ka folur për një gazetar të njohur në Kosovë, i cili, sipas tij, ka darkuar në Dubai me persona serbë, përfshirë edhe një ish-polic serb.

Haradinaj ka thënë se nuk i mbetet hatri nga armiqtë, por ka shprehur shqetësim për praninë e gazetarit në të njëjtën tavolinë me persona që, sipas tij, kanë paguar dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

“Nga armiqtë s’më mbetet hatri, ata kanë me punu gjithë jetën. Veç fakti që gjenden në lokal me njerëz që botërisht kanë ble njerëz me fol kundër Thaçit, çka lyp ai gazetar në tavolinë me ata njerëz.

Unë nuk po flas me emra, po njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Nuk mundesh me shku aty, je shku në një lokal serb, te një ish-polic serb, ke darku me njerëz që kanë pagu dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe shokëve. Është habi.

Kjo AKI-ja e jona jo që të sheh, por të sheh mirë. Len shije të keqe, e pastaj vjen e shet mend si patriot. Është person publik”, ka deklaruar Haradinaj.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.