KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Borë në katër rrugë që çojnë drejt pikave kufitare, MPB publikon gjendjen

Borë në katër rrugë që çojnë drejt pikave kufitare, MPB publikon gjendjen

Disa nga rrugët që shpien drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë janë të mbuluara me borë, por aktualisht të gjitha janë të kalueshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, borë është evidentuar në magjistralen Gjakovë – Qafë e Prushit, Pejë – Kullë, Prishtinë – Mutivodë dhe Stançiq – Gjilan.

Megjithatë, në të gjitha këto segmente rrugore, kalueshmëria është vlerësuar si e mundshme.

Në ndërkohë, sipas të njëjtave të dhëna, nuk është raportuar prani e akullit, mjegullës apo rrëshqitjeve të dheut në asnjërën prej rrugëve të monitoruara.

Të dhënat në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë përditësuar të shtunën, më 28 nëntor, në orën 20:39.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u rekomandon udhëtarëve që të informohen për gjendjen e rrugëve para nisjes dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, veçanërisht në segmentet ku është evidentuar borë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.