Eli Fara po mban një koncert në Gjakovë.
Këngëtarja e njohur ka vendosur që datën historike të 28 Nëntorit ta kremtojë në një prej qyteteve që i ka dhënë më së shumti historisë së shqiptarisë.
E rrethuar nga shumë shqiptarë, fansa të muzikës së saj, Eli ia dha këngës si di më së miri.
Zëri i saj melankolik u përcoll nga një orkestër muzikantësh profesionistë.
Burimi: indeksonline.net ↗

