Shkenda Dubova ka bërë të ditur se biznesi i saj, KENDA GLOBAL, është shpërblyer me çmimin “Best Company 2026”, si biznesi më i mirë në Evropë.
Ajo këtë lajm e ka ndarë përmes një postimi, në të cilin ka uruar 28 Nëntorin nga Madridi i Spanjës, duke theksuar se, ndonëse nuk arriti ta sjellë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, po sjell një trofe evropian.
Dubova ka shprehur krenarinë për këtë arritje, duke theksuar se përfaqësimi i vendit në arenën ndërkombëtare dhe ngritja e flamurit shqiptar në një ditë të rëndësishme kombëtare ka domethënie të veçantë.
“Nuk ka krenari më të madhe sesa të përfaqësosh vendin tënd dhe të ngresh flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare, pikërisht në ditën më të rëndësishme të kombit tonë”, ka shkruar ajo.
View this post on Instagram
A post shared by Shkenda Dubova (@shkendadubova)
A post shared by Shkenda Dubova (@shkendadubova)

