25-vjeçari nga Dakar, Abdallah Sima ka shënuar të 5 golat në fitoren 5-2 të skuadrës së tij Lens si mysafire e Angers.
Sulmuesi nga Senegali shënoi në portën vendase në minutat 43, 64, 70, 76 dhe 81.
Herën e fundit që një futbollist kishte realizuar 5 gola në një ndeshje ishte norvegjezi Erling Haaland, në fitoren 7-0 të Manchester Cityt ndaj Leipzigut në ndeshjen e zhvilluar në mars të vitit 2023.
Burimi: dukagjini.com ↗

