KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

UEFA uron shqiptarët për 28 Nëntorin, kujton debutimin historik në Euro U21

UEFA uron shqiptarët për 28 Nëntorin, kujton debutimin historik në Euro U21

Në Ditën e Pavarësisë, UEFA i uroi Shqipërisë me një mesazh në rrjetet sociale në instagram dhe kujtoi se kombëtarja U21 pret një verë historike në 2027. Shqipëria do të jetë debutuese dhe bashkë-organizuese e Kampionatit Evropian të kësaj kategorie.

Shorti u mbajt të enjten në Qendrën e Kongreseve “Sava” në Beograd dhe e vendosi Shqipërinë në Grupin B bashkë me Spanjën, Italinë dhe Finlandën. Spanja dhe Italia janë mes ekipeve më të suksesshme të garës, me nga pesë tituj secila.

Ndeshjet në vendin tonë do të zhvillohen në Arenën Kombëtare dhe Arenën e Demave në Tiranë, në Elbasan Arena dhe në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Turneu zhvillohet nga 16 qershori deri më 3 korrik 2027, ndërsa finalja do të luhet në Arenën Kombëtare në Tiranë më 3 korrik. Dy ekipet e para të çdo grupi kalojnë në fazën eliminatore. Kalendari i plotë i ndeshjeve do të konfirmohet së shpejti.

Është hera e parë që Euro U21 luhet në Shqipëri ose në Serbi. Turneu do të përfshijë 16 ekipe./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.